Që motorri diesel të funksionojë siç duhet me efikasitet për një periudhë të gjatë, nevojitet që të mbushet më karburant të pastër, dhe kualitativ. Pastërtia në derivatet që ofron Kastrati Group gjithmonë ka qenë pjesë e rëndësishme për të mirëmbajtë përformansën, sigurinë dhe jetëgjatësinë e çdo motorri diesel.
Diesel Premium është i rafinuar për të ofruar cilësi të lartë të ndezjes. Ka viskozitet të lartë që mundëson ndezje të lehtë. Diesel premium ka një numër më të lartë cetani, lubrifikim më të mirë dhe përfshin detergjentë që ofrojnë aftësi për pastrimin e injektorëve në krahasim me naftën standarde.
Me benzinën kualitative ju përmirësoni mënyrën se si funksionon motorri juaj me efikasitet të lartë. Benzina Eurosuper 95 OKT përmban një vlerësim oktan të lartë, që do ta bëjnë makinën tuaj më efikase dhe të sigurtë.